Një hoxhë shqiptar në Shkup, ka bërë disa deklarata skandaloze, që e kanë shndërruar menjëherë në “meme” në rrjetet sociale.
Në një nga ligjëratat e veta, hoxha shfaq pikëpamje denigruese dhe diskriminuese ndaj grave, duke i quajtur “me të meta në të menduar dhe të dobëta”.
“Sikur na e ka treguar islami, gruaja është e dobët. Gruaja është e dobët në krye. Kështu ka thënë pejgamberi. Janë me të meta në të menduar”, citohet të ketë thënë hoxha.
Video e hoxhës është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale dhe tregon që talebanizmi nuk ka prekur vetëm Afganistanin…