Taksisti zbret nga makina për t’i nxjerrë bagazhet, 27-vjeçari i merr mjetin dhe largohet!

Një grabitje si nëpër filma! Ditën e sotme, në autostradë, përballë një qendre tregtare, shtetasi i huaj, me inicialet A. R., 27 vjeç, ka marrë një taksi tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin me inicialet L. C. Në momentin kur shoferi i taksisë ka zbritur për të nxjerrë bagazhet, shtetasi A. R., ka marrë mjetin dhe është larguar.

Më pas është lokalizuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Elbasan. 27-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ditën e djeshme, më datë 20.10.2024, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet në një servis në rrugën Vorë-Marikaj.

Të Fundit