Taksë për të vizituar Venecian, autoritetet synojnë ‘të shpëtojnë’ qytetin nga mbingarkesa me turistë

Turistët po mbushin rrugët e Venecias, duke shijuar udhëtimet me gondola, duke bërë foto në urën historike Rialto, apo blejnë maska tradicionale të karnavaleve.

Për të luftuar ‘turzimin e tepruar’, zyrtarët po ndjekin çdo person që hedh këmbën në qytetin lagunë.

Duke përdorur 468 kamera, sensorë optikë dhe karta SIM të telefonit c, ata mund të dallojnë banorët nga vizitorët, italianët nga të huajt, nga vijnë njerëzit ku po shkojnë dhe sa shpejt po lëvizin.

Çdo 15 minuta, sistemi siguron një fotografi të asaj se sa njerëz janë në cilën pjesë të qytetit dhe sa gondola vozisin në Canal Grande, nëse varkat respektojnë kufijtë e shpejtësisë dhe nëse ujërat ngrihen në nivele të rrezikshme.

Një muaj pasi anijet turistike u ndaluan në lagunë, autoritetet e qytetit po përgatiten të kërkojnë që turistët të prenotojnë paraprakisht vizitat e tyre në një aplikacion dhe të paguajnë nga 3 deri në 10 euro për të hyrë, në varësi të periudhës së vitit.

“Kjo është hera e parë në botë që merret kjo nismë.Ne po flasim për një eksperiment që synon të jetë gjithëpërfshirës, jemi të hapur për çdo kritikë ose sugjerim, nuk jemi kokëfortë ose arrogantë, por në fund sigurisht që do të marrim vendimin tonë sepse në këtë qytet janë qytetarët ata që janë ende në krye”, u shprehLuigi Brugnaro kryebashkiak i Venecias.

Ai tha se autoritetet ende nuk kanë vendosur se sa është limiti i njerëzve që mund të lejohet të vizitojnë qytetin dhe se nuk ka një afat kohor të caktuar për fillimin e rregullave të reja, por ato pritet të hyjnë në fuqi diku midis verës së ardhshme dhe 2023, në varësi të mënyrës se si zhvillohet pandemia.

Të Fundit