“Taksat ju vilen vetëm bizneseve që nuk janë të lidhur me qeverinë”/ Ilir Meta: Të luftojmë klientelizmin politik!

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një tjetër mesazh për forcimin e ekonomisë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik, me qëllim thithjen e investimeve dhe ndaljen e shpopullimit në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhura publike më të ulëta krahasuar me rajonin.

“Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë. Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen”, thekson Meta.

POSTIMI I PLOTË

Shqipëria ka barrën fiskale më të lartë dhe të ardhurat publike më të ulta, krahasuar me vendet e rajonit.

Arsyeja është e thjeshtë: taksat ju vilen vetëm bizneseve, që nuk janë të lidhura me qeverinë.

Bizneset nuk mbështeten njësoj, ndaj investitorët largohen.

Të forcojmë ekonominë duke luftuar pabarazinë, korrupsionin dhe klientelizmin politik!

Një klimë e mirë biznesi do të thotë më shumë vende të reja pune, më shumë investime, më shumë zhvillim.

Të ndihmojmë biznesin, për të ndalur shpopullimin!

Të Fundit