“Sytë dhe veshët e kriminelëve”- Policia aksion në Korçë për kamerat e të ‘fortëve’

Në bazë të urdhrit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë për kontrollet e kamerave, të cilat janë vendosur në mënyrë të jashtëligjshme, edhe Drejtoria Vendore e Policisë së Korçës është duke identifikuar rastet e shkeljes

Deri në këto momente janë hequr 31 kamera në qytetin e Korçës dhe atë të Pogradecit, ku shkelësit e ligjit do të ndiqen dhe penalisht.

Kontrollet do të vijojnë edhe në qytetet e tjera të juglindjes dhe nëpër fshatra.

Aksion është vijim i operacioneve të kryera tashmë në disa qytete të vendit si Shkodër dhe Vlorë, ku po evidentohen dhe hiqen kamerat e sigurisë që u shërbejnë gupeve kriminale për të kontrolluar territorin dhe veprimet e kundërshtarëve.

Të Fundit