Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si ditën e djeshme i është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.
Në videon nga selia e PS, Rama shprehet se ndryshe nga sa komentuesi pretendon, Shqipëria nuk e prodhon vetë energjinë nevojshme për të plotësuar 100% nevojat e brendshme, duke e quajtur të gjithën një legjendë mediatike.
Ulja me 10.5 përqind e çmimit të energjisë është historike, sepse nëse para në 35 vite dhe e vetmja e bërë në këtë pjesë të botës pas krizës në luftës në Ukrainë. Është fryt i një arritje historike të transformimit rrënjësor të sektorit në dekadën e fundit.
Është 10.5 përqind ulje dhe është çmimi më i ulët historik i energjisë, ndaj jam shumë krenar që e arritëm kur mendoj që u nisëm nga buza e humnerës.
Ne nuk e prodhojmë vetë për të gjitha nevojat tona energjinë, kjo është një legjendë mediatike.
Sot 10 përqind e prodhimit vjen nga dielli, ishte 0 deri para pak vitesh. Deri në 2030 do të arrijmë në 30 përqidn.
Sot jemi të parët në rajon për vetëprodhim të energjisë nga dielli nga familjarët dhe bizneset”, tha ai.