Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mesditën e djeshme në Tiranë, ku një grua u sulmuar nga dy qenë të racës “Pit Bull” dhe për pasojë mbeti e plagosur është zbardhur dëshmia e pronarit të qenëve.
Në dëshminë që siguron gazeta Panorama pronari fillimisht është shfaqur i habitur se si dy qentë e tij kishin mundur të dilnin nga banesa.
Ai i ka thënë Policisë se di si u hap dera pasi kishte lënë derën e mbyllur dhe madje për siguri edhe derën tjetër të drurit që e ndan me pjesën tjetër të katit të vet, por qentë në fakt kanë rezultuar të lirë dhe me dyer të hapura.
Policia po ashtu ka mundur të dokumentojë edhe dëshminë e gruas në spital, e cila i ka thënë Policisë se qentë e fqinjit të saj kanë qenë gjithnjë kërcënim për banorët e lagjes. Bëhet me dije se i zoti i dy qenve kërcënues është një banor i të njëjtit pallat.
Gruaja ka qëlluar me fat, pasi ulërimat e saj kanë bërë të mundur që të afrohen banorët e tjerë të pallatit, dhe ta ndihmojnë.
Ndërkohë raportohet se ajo ka marrë plagë serioze në pjesën e këmbëve, por sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.