Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se u nxeh shumë kur mori vesh për sulmin me dronë në rezidencën e Vladimir Putinit. Rusia akuzon Ukrainën për këtë sulm, por Kievi e mohon.
“Nuk më pëlqen, nuk është gjë e mirë. E mora vesh sot në mëngjes, më tha Presidenti Putin… aoi tha se u sulmua, kjo nuk është gjë e mirë”, tha Trump për gazetarët pas një takimi me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
“Tjetër gjë të sulmosh, tjetër gjë të godasësh shtëpinë e tij. Nuk është koha e duhur për këto gjëra… U nxeha shumë”.



