Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë, ku një mjet hyri mes turmës duke shkaktuar viktima dhe të lënduar.
Rama thotë se është i tmerruar nga sulmi, ndërsa shton se Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm.
“Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg, duke marrë jetë të pafajshme dhe duke plagosur shumë gjatë festimeve të Tregut të Krishtlindjeve. Shqipëria qëndron në solidaritet me Gjermaninë në këtë moment të dhimbshëm dhe ne mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, shkruan Rama në platformën X