Sulmi ndaj Iranit, reagon Trump: Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme

Pas sulmit ajror të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit, i cili ka ndezur tensionet në Lindjen e Mesme, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump. Në një deklaratë për “Fox News”, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të parandaluar pajisjen e Iranit me armë bërthamore.

Megjithatë Trump theksoi se SHBA-të shpresojnë të vazhdojnë procesin e negociatave bërthamore me Teheranin.

“Irani nuk mund të ketë bombë bërthamore dhe shpresojmë të kthehemi në tryezën e negociatave. Do ta shohim. Ka disa njerëz që nuk do të kthehen (që vdiqën) në stafin e udhëheqjes”, tha presidenti Trump.

Ai shtoi gjithashtu se SHBA janë të gatshme të ndërhyjnë nëse situata përshkallëzohet më tej. Presidenti amerikan konfirmoi përfshirjen amerikane në luftë nëse do të jetë e nevojshme të mbrohet Izraeli.

“Ne do ta mbrojmë Izraelin nëse është e nevojshme”, u shpreh kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata vjen në një moment kritik, teksa Irani ka paralajmëruar hakmarrje të menjëhershme dhe ka nisur më shumë se 100 dronë drejt territorit izraelit.

Të Fundit