Rreth 4,500 vjet pasi u ndërtua, shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar mbetjet e një hyrjeje të fshehur në njërën prej piramidave historike të Egjiptit. E ndërtuar rreth vitit 2510 para Krishtit dhe me një lartësi prej gati 61 metrash, Piramida e Menkaure është më e vogla nga tre piramidat kryesore në Gizë.
Studiuesit në Egjipt dhe Gjermani kanë përdorur metoda skanimi me teknologji të lartë për të shqyrtuar brendësinë e blloqeve historike të granitit të piramidës dhe thuhet se kanë zbuluar dy anomali të fshehura të mbushura me ajër që sugjerojnë një hyrje të fshehur të pazbuluar më parë.
Christian Grosse, një profesor në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM), e quajti zbulimin në Giza të rëndësishëm.
“Metodologjia e testimit që zhvilluam na lejon të nxjerrim përfundime shumë të sakta rreth natyrës së brendshme të piramidës. Skenari i një hyrjeje tjetër është shumë i mundshëm dhe rezultatet na sjellin një hap të madh më afër konfirmimit të tij”, tha ai.
Hyrja kryesore e piramidës së Menkaure është në anën veriore të saj, por ekspertët besojnë se ka një të dytë në anën lindore, përballë Nilit. Është një zonë drejtkëndëshe katër metra e lartë dhe gjashtë metra e gjerë në anën lindore, afër tokës.
Sot, turistët mund të hyjnë në Piramidën e Menkaure dhe të ecin nëpër dhomat e varrimit, korridoret e vogla, por një hyrje e dytë në anën lindore sugjeron se mund të ketë ende dhoma ose korridore të paeksploruara që përmbajnë thesare që sytë modernë nuk i kanë parë.
Hidden voids found in Egypt's Menkaure Pyramid. Researchers have discovered two hidden air-filled voids behind the eastern facade of the Menkaure Pyramid at Giza, providing the first evidence supporting a long-standing hypothesis about a previously unknown entrance to the ancient… pic.twitter.com/oHC2wMkmtE
— Stephen hawking (@hawking2023) November 8, 2025




