Koronavirusi mund të ndalohet në një muaj e gjysëm, vetëm në një mënyrë, sipas rezultatit të studimeve të bëra nga Universiteti Harvdar dhe Boudle, publikuar në revistën “Science Advances”.
Ajo që duhet bërë është një program i ri me teste të shpejta, me anë të të cilave mund të zbulohen dhe personat asimptomatikë rreth 6-javëve.
Sipas studiuesve, testimi i shpejtë i masës dhe pse mund të jenë më pak të saktë se tamponët tradicional, kanë avantazhin që mund të ndihmojnë autoritetet përkatëse të marrin masa më efiksae sesa “lock-down” të gjatë, që janë dërrmues për ekononinë.
Testet e shpejta janë më ekonomikë dhe japin rezultat më të shpejtë, ndryshe nga tamponi. Nëse gjysma e popullsisë amerikane, do testohej çdo javë, duke izoluar ato që rezultojnë pozitivë nga të tjerët, impakti do të ishte shumë i madh, përllogarit studimi.
Daniel Larremore, koordinator i studimit, komentoi: “Në nivelin e shëndetit publik, është më mirë të kesh teste më pak të besueshme, por me rezultate brënda ditës, sesa teste më të besueshme, por që e japin rezultatin ditën tjetër.
Në vend që t’u themi njerëzve të qëndrojnë në shtëpi për t’u siguruar që mos të përhapet virusi, ne mund ti themi vetëm atyre që janë të infektuar të qëndrojnë në shtëpi, duke i lënë të gjithë të tjerët të lirë të dalin jashtë “, vazhdon ai.
Sipas studimit, bazuar në modelet matematikore, duke kryer teste të shpejta në 3/4 e popullsisë së një qyteti çdo tre ditë, numri i të infektuarve do të ulej me 88%, një shifër “e mjaftueshme për t’i dhënë fund epidemisë brenda gjashtë javë “. Për më tepër, siç vëren Michael Mina, bashkëautor i studimit, testet e shpejta janë prova të “ngjitshmërisë” , domethënë shumë efektive në zbulimin e koronavirusit kur njerëzit janë ngjitës”