Për herë të parë është gjetur mikroplastikë në gjakun e njeriut, duke rritur shqetësimet për ndikimin e plastikës në shëndetin e njeriut.
Grimcat mikroskopike, disa deri në 0,0007 mm – që është rreth një e njëzeta e gjerësisë së qimes së flokut të njeriut – u zbuluan në 77% të dhuruesve të gjakut, të cilët ishin të shëndetshëm e të rritur të testuar në studimin që u bë në Holandë gjatë vitit 2021.
Ndërsa ndikimi i mikroplastikës në trupin e njeriut është ende i panjohur, këto gjetje theksojnë se materiali më bazë lëndët djegëse fosile po pushton çdo fushë të jetës njerëzore.
Mikroplastika është zbuluar në feçet e njeriut, foshnjat dhe madje edhe tek fetuset e palindura – dhe shkencëtarët kanë frikë se nanogrimcat mund të arrijnë tek organet tona përmes qarkullimit të gjakut.
“Gjaku përbën 6-7% të peshës trupore te njerëzit. Ai është rruga e transportit të oksigjenit, lëndëve ushqyese dhe potencialisht edhe grimcave plastike përreth trupit në inde dhe organe të tjera”, thotë studimi.
Çfarë plastike zbuluan studiuesit?
Gati 80% e 22 dhuruesve të gjakut anonimë në studimin e botuar në revistën Environmental International, u zbulua se kishin grimca plastike të matshme në gjakun e tyre. PET (polietileni tereftalat), i cili përdoret për prodhimin e shisheve të pijeve u gjet në 50% të donatorëve, ndërsa polistireni i përdorur për ambalazhim u zbulua në 36%.
Grimca e tretë më e zakonshme ishte polietileni, i përdorur zakonisht për të bërë qese plastike për blerje, i cili u gjet në 23% të pjesëmarrësve.
Aktualisht nuk ka të dhëna të mjaftueshme për mikroplastikën në trupin e njeriut për të krijuar një vlerësim të rrezikut për shëndetin e njeriut (HRA), por hulumtimi thekson se, “është shkencërisht e besueshme që grimcat plastike mund të transportohen në organe nëpërmjet qarkullimit të gjakut”.
Si hyn plastika në trup?
Mikroplastikët tani janë zbuluar në të gjitha zonat e planetit, nga krijesat e detit që deri tea to kafshë që në pyje tropikale të shiut dhe maja malesh. Grimcat e vogla mund të hyjnë në trupin e njeriut në shumë mënyra, por shumica ka të ngjarë të hyjnë përmes gëlltitjes ose thithjes.
Plastika mund të gjendet gjithashtu në produktet e kujdesit personal, duke përfshirë pastën e dhëmbëve, shkëlqyesin e buzëve, grimcat e bojës së tatuazheve dhe polimeret dentare.
Ndërsa “koha e qëndrimit” e grimcave plastike në qarkullimin e gjakut mbetet e panjohur për momentin, shkencëtarët janë të shqetësuar se grimcat mund të barten nga qelizat imune në gjak, të cilat potencialisht mund të ndikojnë në rregullimin imunitar brenda trupit të njeriut.
Nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar nëse ky është një rrezik i afërt për racën njerëzore.