Studimi: Ata që flenë me çorape bëjnë gjumë më cilësor

Studimet kane treguar se veshja e çorapeve në shtrat mund t’i ndihmojë njerëzit jo vetëm të flenë më shpejt, por të flenë më gjatë dhe të zgjohen më pak gjatë natës.

Një studim zbuloi se të rinjtë që mbanin çorape ranë në gjumë 7.5 minuta më shpejt, flinin 32 minuta më shumë dhe zgjoheshin 7.5 herë më pak se ata që nuk mbanin çorape.

Në një studim tjetër, të rriturit ranë në gjumë më shpejt kur mbanin çorape ose pasi i lanëkëmbet me ujë të ngrohtë.

Studiuesit thonë se ngrohja e këmbëve para gjumit ndihmon që njerëzit të flenë më mirë për shkak të lidhjes mes temperaturës së trupit dhe gjumit.

Të Fundit