Në dhjetor të vitit të kaluar ishim në Vlorë për problemin e studentëve, që kanë përfunduar studimet për juridik në vitin 2022 në Universitetin privat “Pavarësia”, ku dhe janë matrikuluar dhe pajisur edhe me diplomë. Ata filluan studimet master në Universitetin “Ismail Qemali” dhe në vitin e dytë pengohen, pasi qsha nuk i matrikulon, duke ua quajtur të pavlefshme diplomën, pasi universiteti nuk ka qenë i akredituar. Zëvendësrektori i universitetit “Pavarësia”, Siri Hoxha, tha, se diploma e këtij universiteti është e rregullt dhe zgjidhja duhet kërkuar në ministri. Kulmi i kësaj historie, është njohja si të vlefshme nga ana e Ministrisë së Arsimit për diplomat e lëshuara nga kolegji universitar “Pavarësia” dhe nga QSHA jo. Në dhjetor 2023 Ministria e Arsimit dërgoi një shkresë Univeristetin Publik të Vlorës dhe në QSHA, me sugjerimin për matrikulimin e studentëve. Ndërkohë Univeristeti i Tiranës dhe Vlorës, ku studentët ishin regjistruar për ciklin e dytë të studimeve, i futën në provime dhe i diplomuan, por ata vijojnë të mbeten të bllokuar, pasi QSHA hesht dhe nuk i përgjigjet sugjerimit të Ministrisë. Nora Malaj thotë, se QSHA duhet të matrikulojë këta studentë dhe të mos i pengojë, pasi ata janë në të drejtën e tyre.
- +355 67 220 8888
- [email protected]