Studentë nga Harvard vizitojnë kryeministrinë, Rama: Të interesuar për transformimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri një grup studentësh nga Harvard Kennedy School, një ndër institucionet më prestigjioze në botë për studime në fushën e politikave publike dhe qeverisjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ndau një videokartolinë nga vizita, duke theksuar interesimin e studentëve për rrugëtimin e transformimit të Shqipërisë.

“MIRËMËNGJES 😊 dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Kryeministri.

Vizita e studentëve në Tiranë vjen si pjesë e përfshirjes së Shqipërisë në diskutimet ndërkombëtare për reformat dhe zhvillimin demokratik.

Të Fundit