“Stop” është ndalur në zonën pranë rajonit numër 2, lagja “Uji i Ftohtë”, Vlorë, për një ankesë nga familja e Pirro Kulos.Vasilika Kulo tregon, se ka 30 vjet, që sorollatet nga hipoteka e Vlorës, për një certifikatë pronësie, për një sipërfaqje prej 10 300 metra katrorë, të trashëguar nga paraardhësit.Vasilika ka që nga viti 2014, që aplikon për këtë vërtetim, por nuk ka zgjidhur gjë.Specialistët e hipotekës e përcjellin, sa herë, që interesohet, ndërsa kur interesohet “Stop”-i, shfaqet juristja e hipotekës Besmira Arshia.Kjo e fundit shpjegon rrugën, që duhet të ndiqet për riaplikim, pa qenë e nevojshme, që të paguajë sërish.Ferdinand Sulaj, kryetar i shoqatës së pronarëve legjitimë,shprehet, se ka plot raste, ku institucione, që kanë të bëjnë me regjistrime pronash, të sorollasin pronarët legjitimë. Ai bën apel, që t’u jepet fund këtyre mënyrave ngatërruese dhe të stërmundimshme për qytetarët.
- +355 67 220 8888
- [email protected]