Një tërmet i shkallës 5.7 Rihter ka tronditur Stambollin rreth orës 13:00. Epiqendra e tij ka qenë 66 kilometra në perëndim të Stambollit, në detin e Maramarasë me thellësi rreth 7 kilometra.
Qendra Sizmologjike Europiane-Mesdhetare raporton se ai është pasuar nga 16 lëkundje të tjera nga 2 deri në 4.2 Rihter.
Deri tani raportohen vetëm dëme në strukturën e ndërtesave. Tërmeti ka shkaktuar panik tek njerëzit të cilët kanë dalë nga ndërtesat dhe janë mbledhur në sheshet e qytetit.