Stop – Vetëdorëzohet Balili/Zëri i Amerikës “hyn” në kazan! (15 janar 2019)


Mëngjesin e sotëm u mësua lajmi, se i shumëkërkuari Klement Balili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës. Por kryeministri Rama e quajti sërish kazan median, që foli për vetëdorëzim, duke thënë, se edhe vetëdorëzimi ishte rezultat i një operacioni të mirëorganizuar. Mbrëmjen e djeshme, Zëri i Amerikës, publikoi pjesë nga një dosje hetimore me përgjimet e ish-drejtorit të burgjeve, Arben Cuko. Ky i fundit bisedonte me deputetë e drejtues të PS-së, si dhe shefen e kabinetit të kryeministrit Rama, për të punësuar njerëz partiakë në burgje.Por Rama edhe këtë herë e quajti kronikën e VOA-s, si jehonë nga kazani.

Të Fundit