Stop – Skandali/ I semuri mendor mbahet ne burg pa mjekim! (22 janar 2020)


Gjykata e Strasburgut ka dënuar shtetin shqiptar me një gjobë prej 17.500 Eurosh për rastin e Arben Strazimirit, i arrestuar në vitin 2008 për tentativë vrasje me paramendim. Në vendim thuhet, se Strazimiri ishte liruar nga përgjegjësia penale për shkak të problemeve mendore, por mbahej në burg dhe jo në një institucion të kujdesit mjekësor. Rasti, që sjellim sot, flet për një sëmur mendor, Ahmet Gaci, i cili akuzohet për ngacmim seksual, por meqë është i sëmurë, përjashtohet nga gjykimi, dhe mbahet në burgun e Zaharisë.Ai po bën 4 vjet në burg, edhe pse s’ka një vendim gjykate. Ekspertët e gjykatës menduan, që ai të mjekohej në mënyrë ambulatore në shtëpi, por në Martanesh të Dibrës nuk ka mjek psikiatër, ndaj e futën në spitalin e burgut në Zahari.Avokati i Ahmetit tregon, se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, por ndjehet i pafuqishëm, për të cuar në vend drejtësinë për klientin e tij.

Të Fundit