Problematika e radhës lidhet me Ministrinë e Drejtësisë dhe kandidatin për drejtor burgu Asaf Shehu, i cili ka qenë në këtë pozicion në vitet 1992- 2006, në burgun e Sigurisë së Lartë Tepelenë. Nga 2006-ta, Asafi u shkëput nga sistemi dhe në vitin 2019 mendoi të rikthehet, duke marrë pjesë në konkursin, që Ministria e Drejtësisë hapi për drejtorë burgjesh, për 15 vende vakante. Asaf Shehu u kualifikua në fazën e parë të konkurimit, kaloi me sukses dhe fazën e dytë dhe u shpall fitues, duke u njoftuar për këtë nga shëfi i kabinetit të ministres. Të nesërmen u ftua në një takim personal nga ministrja, ku ishin edhe shefi i kabinetit të saj dhe drejtori i përgjithshëm i burgjeve Agim Ismaili.
Në bisedë e sipër, Asafi shprehu opinionin e tij për konkursin e 2017-ës, duke thënë, se ky konkurs ishte i paracaktuar. Por kjo u bë fjalia, që përmbysi rrjedhën e ngjarjeve.