Jemi ndalur në fshatin Shushicë të Elbasanit në qendra shëndetësore të Shushicës, që ka funksionuar si e tillë që nga vitet ’70, edhe pse jo në një pozicion të favorshëm për banorët. Një mjek i kësaj qendre tregon, se punon aty prej 25 vjetësh dhe në momentin, që u është thënë, se do rikonstruktohet qendra shëndetësore, ka qenë kërkesa e gjithë stafit dhe e banorëve për të ndryshuar godinën. Momentalisht shërbimi mjekësor ofrohet tek ish komuna, e cila ndodhet në qendër. Ndërsa rruga që të con tek qëndra mjeksore aktuale, është e prishur dhe në pozicion të pafavorshëm dhe ofron shërbim për 5000 banorë, deri edhe nga fshati Fushë-Buall, rreth 12 km larg. Mjeku thotë, se askush s’e mori parasysh kërkesën e stafit, edhe pse u bë një muaj rezistencë.Edhe banorët kërkojnë që qendra shëndetësore te jëtë në qendër.Në njësinë administrative thonë, se bashkia nuk ka asgjë në dorë, por ky vendim është në dorë të Ministrisë së Shëndetësisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]