Donald Shehu banor i kryeqytetit, i është drejtuar emisionit “Stop” , për të denoncuar atë, që i ka ndodhur me policinë e shtetit, në komisariatin numër 2.Donaldi tregon, se mbrëmjen e 31 janarit ka lënë motorrin në zonën e Komunës së Parisit dhe kur është kthyer orën 1 pas mesnate, motorrin nuk e ka gjetur më.Ai ka njoftuar policinë dhe është paraqitur në komisaritatin numër 2, për të bërë kallzim. Por aty u përball me akuzën e vjedhjes së motorrit të tij dhe u arrestua në flagrancë. Policia i mori patentën dhe i vuri gjobë. Pas 72 orësh në arrest, materialet iu referuan prokurorisë, ndërsa në gjykatë mori masën “detyrim paraqitjeje”.Pas gjithë këtij kalvari, Donaldi ka mundur të sigurojë vetë nga kamerat e sigurisë së një biznesi, videon, ku duket, që ai e ka lënë vetë motorrin dhe më pas mjeti është marrë nga një person me kapele dhe është lënë në trotuar.
- +355 67 220 8888
- [email protected]