“Stop” është ndalur në rrethrrotullimin e Savrës, në urën mbi linjën hekurudhore, ku mungojnë elementët e gominave që bashkojnë rrugën. Për këtë arsye, ky vend është kthyer në një burim aksidentesh.Ledian Saliaj, tregon, se duke udhëtuar në këtë aks, ka humbur kontrollin e automjetit, në përpjekje për të shmangur gropën e krijuar nga mungesa e gominave. Për pasojë ai devijon disa metra, duke dëmtuar barrierat anësore të rrugës. Pas verifikimeve, Lediani u gjobit me 150 mijë lekë të vjetra, por pa marrë parasysh elementin rrugë, dhe kushtet atmosferike. Gjobën e ka paguar, por sot Ledian Saliaj, kërkon të mos ketë fatkeqë të tjerë.Në Drejtorinë vendore të qarkullimit rrugor, thonë, se gjoba tashmë nuk c’bëhet, sepse ka dalë në sistem.Shefi i seksionit, Klodian Caushi tregon, se shqetësimi i është përcjellë ARRSH-së në mars 2019,por ky institucion nuk e ka vënë ujin në zjarr.Ndërsa në një përgjigje zyrtare për “Stop” ARRSH sqaron, se projekti është në fazën e miratimit, dhe pritet, që së shpejti të fillojë implementimi i tij në terren.
- +355 67 220 8888
- [email protected]