Stop – Qeni, qe u be i famshem ne “Stop”, gjen te zotin pas emisionit! (5 dhjetor 2019)


“Stop” është ndalur në Gosë të Kavajës, tek banesa e familjes Sinameta, një shtëpi private dy dhoma e një kuzhinë. Tërmeti i 21 shtatorit dëmtoi pjesën ballore të kësaj banese dhe kryefamiljari e rindërtoi. Por tërmeti i 26 nëntorit, e dëmtoi plotësisht,duke bërë, që 2 dhomat e gjumit të bëhen të pabanueshme. Kuzhina ishte hapësira e vetme, që nuk pati dëmtime.Ilir Dhe Fatjona Sinameta tregojnë, se janë të detyruar të flenë bashkë me dy fëmijët në një divan, pasi nuk kanë, se ku të shkojnë.Nga njësia administrative kanë verifikuar shtëpinë dhe ua kanë cuar letrat në Bashkinë e Rrogozhinës, por deri tani asnjë masë nuk është marrë.Një një bisedë telefonike me administratoren e Gosës, Valmira Troka, kjo e fundit shprehet, se ka dy ditë që është njohur me këtë rast dhe do të marrë masa, që familja Sinameta të sistemohet në një ndërtesë tjetër dhe të përfitojë një fond nga emergjencat civile.Dy ditë më parë “Stop” transmetoi apelin e qytetarit Ilir Ibrahimi, i cili erdhi në studio me një qen pastor, që kishte gjetur në zonën e plazhit, pra hotelit Miramare, që u shkatërrua nga tërmeti.Ai thotë, se sapo doli nga studioja e ka telefonuar i zoti i qenit, të cilit ia dorëzoi Bosin, pasi u kujdes disa ditë për të.

Të Fundit