Stop – Protesta e fermereve: Hedhin mollet e derdhin qumshtin ne rruge! (13 mars 2019)

Kreu demokrat Lulzim Basha ishte në Peshkopi, ngaku ftoi banorët e këtij qyteti, që t’i bashkohen në Tiranë në protestën e 16 shkurtit. Fermerë e tregtarë ngritën zërin për mungesën e fuqisë blerëse. Madje disa prej tyre hodhën në rrugë mollët, që sipas tyre, nuk po u shiten as me cmim simbolik.Edhe fermerë nga Devolli kanë hedhur mollët, pasi nuk u shiten. Fermerët e Lushnjes e Fierit derdhën në rrugë qumshtin, në shenjë proteste ndaj hyrjes në fuqi të TVSH-së në 1 janar.Në parlament u betuan sot edhe 7 deputetë të rinj opozitarë, mes të cilëve edhe Lefter Maliqi. Ky i fundit tha, se lëvizja e deputetëve majtas e djathtas ka ndodhur dhe është duartrokitur gjithmonë.

Të Fundit