Ramadan Kasa tregon në “Stop”, se ka regjistruar djalin në shkollën profesionale “Gjergj Canco”, që të merrte një zanat.Djali, Shkëlqim Kasa, me banim në Prezë, thotë, se aplikoi për bursë, të cilën e fitoi, por nuk e merr prej një viti.Dhe ky problem nuk është vetëm i Shkëlqimit. Ymer Kodra, drejtor i ZA Vorë, thotë, këshilli bashkiak e trajton Shkëlqimin me bursë dhe paratë duhet t’ia japë shkolla.Ndërsa sekretarja e shkollës shprehet, se lista me 69 nxënës, i është nisur Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave që në mes të shtatorit, por nuk ardhur përgjigje.
- +355 67 220 8888
- [email protected]