Stop – Prej 6 muajsh i hyn uji ne shtepi, UKT ngre supet, Stop zgjidh problemin! (11 tetor 2019)


Miranda Lapraku,banore e njësisë numër 2 në rrugën “Fuat Toptani”, pranë depove të ujit, tregon, se nga muaji mars i 2019-ës deri më sot, ka pasur problem me UKT-në. Ajo thotë, se punonjësit shkojnë, për të hapur disa kanalizime, por mua sa herë që i vjen uji, i del tek kopshti dhe i futet në shtëpi. Miranda shpjegon, se muret i ka gjithë lagështirë, ndërsa mobiljet me myk. I është drejtuar UKT-së, në njësinë 2 me një ankesë, por asgjë nuk u zgjidh. Më pas iu drejtua Drejtorisë Operacionale dhe megjithë premtimin e drejtorit, sërish asnjë zgjidhje. Tani Mirandës i ka mbetur vetëm Stop-i. Arbion Dalipi,drejtori i UKT për njësinë numër 2, tregon gjithë përpjekjet për zgjidhjen e problemit, derisa një specialist zbuloi një lidhje të paligjshme, që conte në banesën e qytetarit Kadri Hasa.Ky i fundit u gjobit me 100 mijë lekë të vjetra dhe problemi i zonjës Miranda Lapraku, u zgjidh.

Të Fundit