Disa ditë më parë transmetuam rastin e zonjës Aida Lubonja, e cila nuk merrte dot dëftesën e djalit nga shkolla jopublike “Ekonomisti”. Pas këtij momenti nëna e Richardit kaloi në peripeci të tjera, për ta regjistruar djalin në një shkollë publike. Ajo është njoftuar në 18 janar, që nuk është pranuar në gjimnazin publik, shkollën teknike ekonomike me një fletë sqaruese, që zonja ka e lënë në ZVA Tiranë në 3 dhjetor 2019.Zonja Lubonja shkon, që të takojë specialisten, që është marrë me rastin, por Aida Hajdaraj mohon, që të jetë cuar fleta shoqëruese në shkollë dhe letra, ku shprehen preferencat e prindit, është marrë si refuzim e në në këtë mënyrë i është djegur viti Richardit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]