Në emisionin “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhet, se në rrugën e Ndroqit, në pikën ku ndahet Tirana me Durrësin, shtrati i lumit Erzen po grryhet nga eskavatorët.Gazetari i “Stop” arrin të filmojë këtë masakër, por shoferi largohet, sapo e kupton këtë.Inspektoriati Kombëtar ngriti një grup inspektimi pas sinjalizimit nga “Stop”. Po mjetet e rënda ishin zhdukur, ndaj e vetmja zgjidhje, mbetet vendosja cdo ditë e monitorimit të zonës, për të parandaluar të tilla masakra.
- +355 67 220 8888
- [email protected]