Stop/ Lista e ilaceve me rimbursim me klientelizëm, favorizme në listat e ilaceve të rimbursueshme

Lista e barnave të rimbursueshme dhe e pajisjeve mjekësore është një nga paketat e rëndësishme, që financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Skema e ilaceve të rimbursuara është një ndihmë për shumë kategori, sidomos për pensionistët. Por funksionimi le shumë për të dëshiruar. Për shkak të marëdhënieve klienteliste, Lista e Rimbursimit të Barnave ka dy vite, që nuk është publikuar, edhe pse duhet të bëhet cdo vit.
Mosndryshimi i kësaj liste, bën, që vetëm një medikament të rimbursohet, duke krijuar kështu monopol në këtë treg.Rezulton, se kompania Delta Farma është e përkëdhelura e Ministrisë së Shëndetsisë.P.sh xarelto 15-20 mg nga kompania Bayer, me distributor Delta Farma, është regjistruar në listën e ribursimit, dhe cmimi për një kuti, është 35.44 euro. Për një vit Fondi ka rimbursuar 100 000 kuti Xarelto. Por, nëse do të ishte rifreskuar lista e rimbursimit, në treg do të kishte edhe alternativa të xareltos, ku më i liri, kushton 14.2 euro. Në këtë mënyrë buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer 2.5milionë euro në vit vetëm me këtë medikament.

Të Fundit