Muharrem Hocja është investitor i një pallati në Krujë dhe pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Krujës i ka vënë një tabelë me shkrim dore, ku thuhet, që pallati është i pabanueshëm.Muharremi tregon, se ka një raport të hartuar nga një firmë private, që e nxjerrin pallatin në rregull në kolona e bazament.Grupi i xhirimit i “Stop” kërkoi një akt-konstatimi të dytë dhe bashkia mblodhi disa inxhinierë, të cilët thanë, se plasaritjet janë problematike, ndërsa për themelet dhe strukturën, nuk mund ta vlerësojnë. Pasi kërkuam ndihmën e Institutit të ndërtimit, drejtori Agron Hysenlliu, u shpreh, se struktura është e qëndrueshme dhe ka nevojë vetëm për riparime, që banorët të futen brenda.
