Një zonjë 64 vjecare në Kamëz tregon, se është dhunuar nga një grua 40 vjecare në oborrin e një supermarketi, të quajtur Basha po në Kamëz.Kallzimi është bërë në 24 korrik 2019, por prokuroria mbylli hetimet, edhe pse zonja kishte përshkrim mjeksor për goditje në kokë dhe raport 9 ditor.Emisioni “Stop” ka arritur të sigurojë pamjet e dhunës nga kamerat e biznesit, ku ka ndodhur ngjarja dhe në video duket, që 64 vjecarja ndiqet nga e reja dhe kjo e fundit e godet fizikisht. Të gjitha këto fakte nuk kanë qenë të mjaftueshme për Prokurorinë e Tiranës.Avokatja Eda Grimci shpjegon, se e dëmtuara mund ta cojë cështjen në gjykatën civile dhe të kërkojë dëmshpërblim. Përsa i përket vendimit të pushimit, avokatja thotë, se vendimi ka mangësi të patolerueshme.
- +355 67 220 8888
- [email protected]