Një histori tronditëse publikohet në emisionin “Stop”. Gazetarët e programit kanë marrë rrëfimin e një nëne, e cila u përball me kërkesën e gjyqtarit, për raport seksual dhe para, vetëm për të siguruar kujdestarinë e fëmijës së saj.Në kamerën e fshehtë përfshihen disa gjyqtarë dhe psikologia Elona Mecani, që bën edhe rolin e sekseres. Gruaja, denoncuese tregon gjithë kalvarin, që i është dashur të përballojë, duke blerë me euro fëmijën e saj. Gjyqtari i Fierit Roland Hysi i kërkon seks, për t’i dhënë kujdestarinë e fëmijës. Po kështu zonja i jep psikologes 500 euro për Hysin, duke i premtuar edhe 500 euro të tjera në mbyllje të gjyqit.
- +355 67 220 8888
- [email protected]