Emisioni “Stop”, përmes kameras së fshehtë, solli sonte në mbrëmje një tjetër fenomen shqetësues të shoqërisë shqiptare. Edhe pse i ndaluar me ligj, prostitucioni është mjaft i përhapur në të gjitha nivelet në vend. “Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët.Cilat janë kushtet e vajzave dhe manitë e klientëve. Të gjitha këto i solli kamera e fshehtë e emisionit “Stop” mbrëmjen e sotme.
- +355 67 220 8888
- [email protected]