Stop – I riu me leucemi nuk gjen dot ne Shqiperi ilacin super te shtrenjte! (06 dhjetor 2019)


Problematika e rradhës na ka con në Rrogozhinë. Emiljan Gjuzi është 20 vjec dhe prej 1 viti e gjysmë është diagnostikuar me leucemi akute. Por ai nuk po kurohet dot, pasi medikamenti, që i duhet, nuk gjendet në Shqipëri. Vesanoid (Tretinoina) është një ilac i shtrenjtë, që jashtë vendit kushton 570 euro një shishe, që mjafton për një muaj. Edhe pse 20 vjec, Emiljani jeton në regjim shtrati dhe me një kujdestare te koka.Deri tani e ka siguruar medikamentin përmes të afërmve të tij në Itali, por tani nuk mundet më.Prindërit e tij thonë,se me 100 mijë lekë të vjetra mezi ushqehen, e jo të blejnë edhe këtë ilac.Në disa farmaci, që kemi pyetur, medikamenti, që i duhet Emiljanit, nuk ekziston. Ndërsa Ministria e Shëndetësisë nuk përgjigjet, edhe pse kemi dërguar shkresë zyrtare, që në 29 tetor 2019.

Të Fundit