Jemi në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajtim Berisha ankohet për fqinjin, Ervin Çela i cili është punonjës i Kadastrës Fier. Pajtimi shprehet se, Ervini, duke shfrytëzuar postin dhe duke qenë kryeazhornues, në vitin 2021, pronën e gjyshit, e ka zhvendosur 6 m në pronën e tij.Këtë pronë, 144,5 m2, Pajtimi ia bleu xhaxhait, Shabanit, dhe u pajis me certifikatë pronësie në vitin 2004.Në mars 2023, për shkak të përditësimit të zonës, qytetari pajiset me certifikatë të re, ku, megjithëse fizikisht nuk ka probleme me vendodhjen, vuri re, se në hartë, fqinji kishte ardhur 6m.Pasi emisioni ynë u takua me punonjësin, ai nuk pranoi të shpjegohet, se pse ka ndodhur kjo gjë, por tha se do të zgjidhet shumë shpejt.Më pas denoncuesi na njofton, se palët iu drejtuan ekspertit për saktësimin e hartës dhe pritet zyrtarizimi nga AshK Fier.
Sot mbushen plot 38 vjet nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha.Ne sjellim pamje të vjetra nga ajo ditë, që u përjetua me radhë të gjata për pjesëmarrje në funeral e të qara masive për njeriun, që mbajti vendin në errësirën e një diktature të pashoqe.
Në maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e një vrasjeje në Vlocisht të Korcës, në tetor të vitit 2012.Provat e sjella nga gazetari i emisionit, bënë të mundur rihapjen e cështjes pas 5 vjetësh.Por prokurorja Oli Visi, nuk bëri asgjë, për të zbardhur vrasjen. Ajo nuk thirri asnjëherë dëshmitarin, që kishte parë me sytë e tij konfliktin.Po kështu prokurorja Visi nuk bëri kurrë aktin e thelluar kimik.Djali i viktimës, Erion Hena, takoi prokuroren, duke i thënë, se po e con drejt vetëgjyqësisë. Pas prokurores, edhe gjykata e Korcës pranoi kërkesën e pezullimit të cështjes, pa asnjë letër në dosjen e gjykimit.Si artificë për dështimin e procesit, u gjet mungesa e kryerjes së eksperimentit në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, i cili nuk bën dot analizë të thelluar, që mund të japë përgjigje, për shenjat e barutit në rrobat e të dyshuarit.Sot, pas interesimit dhe publikimit disa vjecar të emisionit “Stop”, më në fund, Prokuroria e Korcës ka dërguar përmes një letër-porosie bërjen e një akt-ekspertimi jashtë vendit, për të zbardhur përfundimisht këtë vrasje.