Video virale të trajtuara në “Stop”.
Në pjesën e parë të emisionit trajtohen disa video virale si qeni me macen, kockat e hedhura si në Sahara, uji si shatrivan në rrugë,autobuzi urban që nxjerr tym të zi, duke ndotur mjedisin, një doktor në Pogradec që kontrollon bajamet e disa pacientëve me të njëjtin shkop. Janë dukuri të realitetit shqiptar në fokus të emisionit të sotëm “Stop”.

Sukth, vjedhja e motorit dhe rrëfimi i hajdutit.
Një qytetar nga Sukthi denoncon në Stop vjedhjen e motorrit. Ai e ka denoncuar incidentin në polici shoqëruar me provat, por ka marrë përgjigje, se prova nuk ka. Denoncuesi detyrohet të ulet me hajdutin dhe t’i marrë rrëfimin “ e sinqertë”, se është ai që ia ka vjedhur motorrin, duke i kthyer vetëm grupin dhe jo skeletin. Deklarata është filmuar nga qytetari i dëmtuar, që ia ka vënë në dispozicion policisë dhe emisionit “Stop”, duke zgjidhur kështu vetë hallin e tij.
Rëshen, arsimtari hiqet nga puna dhe i falsifikohet firma.
“Stop” udhëtoi drejt Rrëshenit pas denoncimit të arsimtarit Fran Kola, se e kanë hequr nga puna, pasi i ka mbaruar kontrata, të cilën ai pretendon, se nuk e ka firmosur kurrë. Në zyrën arsimore , drejtuesi Gëzim Kacorri vë në dispozicion dosjen e plotë të arsimtarit me 3 kontrata, 2 prej të cilave origjinale, ndërsa e treta fotokopje. Kacorri thotë, se kontrata origjinale mund të ketë humbur, duke e bërë edhe më të dyshimtë rastin.