Sot nisi nga puna parlamenti i ri, i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Gazetari ynë ishte atje dhe i pyeti deputetët, nëse imuniteti parlamentar i krijon imunitet edhe nga covidi, pasi të zgjedhurit, ndryshe nga studentët, nuk e kanë detyrim vaksinimin.Përgjigjet e deputetëve vijnë me humor e batuta.
Në vitin 2019 transmetuam rastin e një qytetari të mashtruar prej avokatit Artan Gjuzi. Ky i fundit i kishte premtuar ta ndihmonte për një cështje, në këmbim të 5000 eurove. Por, gjyqi u humb nuk ia ktheu asnjëherë paratë.Këtë radhë në redaksinë tonë është drejtuar zonja Liljana, e cila i ka dhënë avokatit Gjuzi 2 milionë e 500 mijë lekë, por edhe ajo e humbi gjyqin. Avokati nuk ia ktheu kurrë shumën pas, megjithëse kishte premtuar të kundërtën.Për faktin, që Gjuzi ka marrë shumën e pretenduar nga Liljana, ka edhe një dëshmitare.Pas ndërhyrjes së gazetarit të “Stop”, avokati Artan Gjuzi, i dorëzoi paratë zonjës.
Kemi udhëtuar në Treblovë të Bashkisë Selenicë,Vlorë. Më 13 korrik 2021 një sipërfaqe e madhe me pisha u dogj. Ullinj e pemë të tjera frutore, po ashtu, u dogjën nga një zjarr i rënë në mes te pyllit.Banorët thonë, se zjarri mund të jetë shkaktuar nga policia, e cila atë ditë, sipas tyre, ishte duke djegur disa bimë narkotike të gjetura në këtë zonë. Sipas banorëve, por edhe punonjësit të shërbimit zjarrëfikës, policët i kishin grumbulluar bimët e prera në mes të pyllit, ku edhe po i digjnin. Zjarri më pas përfshiu gjithcka. Dëmi është i konsiderueshëm. Rreth 2 ha me pisha 40 vjecare u shkrumbuan nga zjarri masiv.Ne iu drejtuam zyrtarisht Drejtorisë Vendore të Policisë Qarku Vlorë, për këtë shqetësim dhe policia në përgjigjen e saj, shprehet, se, po punohet për të identifikuar autorin, apo autorët për veprën e shkatërrimit të pronës me zjarr dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë së Vlorës