Pak ditë më parë kreu demokrat Lulzim Basha shpreh, se koha e Sali Berishës ka përfunduar. Por dje nga Pogradeci, Berisha iu përgjigj, se Basha nuk ka patur kurrë kohë dhe një njeri i tillë, nuk mund të flasë për kohë
Ilirjan Dojce, shitës ambulant, banues në Korcë, tregon, se kishte shkuar për të shitur speca në Pogradec me makinën e tij private. Pasi kishte mbaruar shitjen, kishte qëndruar disa orë në Pogradec, ku e kishte zënë nata. Rreth orës 23:00 Ilirjani me dy shokët e tij në makinë, ndalohet nga një patrullë me tre policë, të cilët fillimisht i kërkuan llogari për kalimin e orës policore.Në këtë moment Ilirjani thotë, se u ka dhënë 20 mijë lekë të vjetra policëve dhe ata e kanë lënë të ikë, me premtimin, se Ilirjani do të qëndronte atë natë në Pogradec te daja i tij. Pasi Ilirjani ka lënë dy shokët nëpër shtëpitë e veta, ka parkuar makinën tek shtëpia e dajës, ku e njejta patrullë policie i ka dalë përpara dhe e ka rrahur brutalisht, duke i shkaktuar fraktura në fytyre dhe thyer dhëmbët.Një një takim, që Ilirjani bëri me një prej policëve me kamera të fshehtë, ai e pyeti, se përse e rrahën, ndërsa polici tha, se gjithcka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.
Fenomeni i faqeve online, që mashtrojnë qytetarët, apo shesin produkte jofunksionale na ka cuar në Vlorës, pasi një gjë e tillë i ka ndodhur zonjës Meshtane Jonuzi, Ajo ka blerë një pajisje buke në muajin maj 2021 nga Bremen shop. Makina ishte jonfunksionale dhe zonja telefonoi përsëri firmën për ta kthyer. Ia kthyen, duke i sjellë sërish të njejtën, që nuk punonte.Përpjekjet për ta kontaktuar firmën sërish, nuk kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi askush nuk përgjigjet.