Në 9 shtator transmetuam rastin e investigimit në Memaliaj, për një ngacmim seksual të pretenduar në qershor 2018. Mësuesi Mysret Dida është akuzuar të ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij që në moshën 8 vjeçare . Vajza me incialet A.M aktualisht 14 vjeç dhe me probleme autizmi ka vështirësi në komunikim.Gjithçka nisi nga një telefonatë anonime e një burri në shtëpinë e vajzës.Telefonuesi deklaroi, se mësuesi po abuzonte me fëmijët e klasës kolektive, ku jepte mësim dhe me vajzën e shtëpisë.Prindërit e vajzës shkuan në në policinë e Tepelenës dhe bënë kallzim për mësuesin. Pas kontrollit mjeko-ligjor, gjinekologjik, vajza nuk ishte e defloruar. Stop arriti që të marrë dhe dëshminë e mësuesit Mysret Dida, i cili hodhi poshtë çdo akuzë duke kërkuar të dënohet edhe me varje, nëse i ka prekur vajzës një fije floku.”Stop” sjell sot të tjera detaje, që cojnë në përfundimin, se akuza ndaj mësuesit është e sajuar.
“Stop” sjell sot rastin e nje magjistrati, kandidat për gjyqtar, Elis Dine. Sipas informacioneve, Elisi është pranuar nga shkolla e Magjistraturës dhe KLGJ dhe aktualisht është duke përfunduar praktikën pranë Gjykatës, Dhoma Penale dhe pritet të dalë gjyqtar. Por e shkuara e Elisit është e errët dhe me probleme, pasi në vitin 2013 ai ka marrë peng një vajzë me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie. Pasi raporti kishte përfunduar, Elisi e ka detyruar vajzën e re të hipte me forcë në makinën e tij, duke ushtruar dhunë ndaj saj. Më pas ai e ka cuar vajzën në pyllin e Semanit, ku donte ta zhvishte dhe përdhunonte, por fatmirësisht ai është parë nga fshatarët e zonës, të cilët njoftuan policinë dhe kjo e fundit arrestoi në flagrancë Elis Dinen.”Stop” ka siguruar dëshminë e vajzës, e cila rrëfen me detaje ngjarjen.Kjo cështje u hetua asaj kohe nga prokurori i Fierit Enklid Gjini me dy akuza: përndjekje dhe heqja e paligjshme e lirisë së personit. Në dosje ishte rapoti mjeko-ligjor dhe fotot e vajzës së dhunuar. Por prokurori Gjini e pushoi cështjen. Vec pastërtisë së figurës, magjistrati ka probleme edhe me deklarimin e pasurisë.
Vetëm pak ditë më parë transmetuam rastin e vajzës së vogël Eleni Skënderaj. Në 28 gusht 13 vjeçarja u godit nga një kamion në Tiranë. Aksidenti i rëndë e ka dëmtuar vajzën dhe organet e saj jetësore, ndaj ka nevojë për një seri ndërhyrjesh. Vetëm pak ditë pas apelit tonë, është siguruar shuma prej 80 mijë dollarësh, që duhet për transportin me avion mjeksor dhe ndërhyrjet. Eleni u nis drejt Turqisë dhe të gjithë lutemi, që ajo t’ia dalë