Pak ditë më parë, lajmi se një fëmijë 3 vjecar humbi jetën në rrethana të paqarta në një kopsht privat në Fier, tronditi opinionin publik.Prindërit e fëmijës, tregojnë për “Stop” ditën tragjike, që kur cuan 3 vjecarin Noah në kopsht, e derisa u njoftuan nga nga edukatorja kujdestare Redina, për ngjarjen.
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuca ngre disa pista mbi atë, që mund të ketë ndodhur ditën e tragjedisë.Fillimisht prindërve u është thënë, se djali është gjetur pa ndjenja në krevat, i mbytur me lidhëset e bluzës.Prindërit janë dyshues, por edhe stafi i kopshtit, pasi varëset, ku pretendohet të ketë ndodhur fatkeqësia, janë shumë të buta e thyhen lehtë.
Kryeministri Rama ka publikuar sot një momonet nga vizita e presidentit turk në Shqipëri, Erdogan. Rama i dhuroi mikut turk një objekt qelqi të punuar prej tij, duke i thënë, se duhej mbajtur me kujdes, pasi nuk mund të paketohej.Erdogan nga ana tjetër i jep porosi të qarta shoqëruesit, për mënyrën sesi duhet të transportohej dhurata e Ramës.
Lidhur me enigmat e vdekjes së 3 vjecarit në kopshtin privat të Fierit, prindërit e tij kanë takuar mjekun e urgjencës, që priti fëmijën, Ai thotë, se fëmija ka mbërritur pa shenja jete në spital dhe me një shenjë rreth 10 cm si shirit në qafë. Ndërkohë edhe mjeko-ligjori i Spitalit Fier, që ka asistuar në autopsinë e fëmijës, tregon për shenjën në grykë tek fëmija dhe dy shenja në pjesën e ballit.Kamera e “Stop” tregon edhe ambientet e përshtatura të këtij kopshti privat nga një vilë 3 katëshe. Pjesa e shkallëve nuk është shumë mirë e mbrojtur, ndërsa pjerrësia e shkallëve përbën rrezik për fëmijët.Nga ana tjetër ambientet e kopshtin duhet të jenë të gjithë të monitoruar me kamera.