STOP-EMISIONI 98 (Sezoni 9) 17 Janar 2024- “Motrat…,s’më rr*het fare”, firma e transportit s’i jep mjetin dhe e shantazhon

Jemi pranë Portit të Durrësit, pasi një qytetar, që ka blerë një makinë në SHBA, tregon, se ka paguar 800 dollarë transportin me kompaninë Monte Cristo, që e ka Edmond Zykaj. Ai ka paguar dhe doganën në Durrës që në 30 tetor 2023. Por makina nuk i jepët, sepse i ngarkohet edhe një pagesë ekstra, një gjobë, që ka marrë kontenieri e pjesëtuar me 3 makina, që ka patur brenda. Qytetarit i kërkohet të paguajë edhe 867 dollarë të tjera. Ai e ka denoncuar cështjen te krimi ekonomik dhe në prokurori, por makina vijon të mbetet në port e bllokuar.Qytetari komunikon me agjentin doganor privat, Mirjan Jahja, i cili ka ndjekur procedurën e zhdoganimit, por ky e fundit e përcjell te kompania e transportit Monte Cristo.Denoncuesi pati komunikim edhe me pronarin e kompanisë së transportit Edmond Zykaj, komunikim, që u mbyll me të shara e ofendime.Më pas Zykaj telefonoi gazetaren e “Stop”, që po ndiqte rastin, por sërish nuk hoqi dorë nga pretendimi, se qytetari duhet të paguante 1/3-ën e gjobës, që kishte marrë kontenieri.Nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave na u konfirmua, se automjeti mbahet për llogari të dy privatëve, agjentit doganor dhe kompanisë së transportit, pasi për drejtorinë e doganave procedura e zhdoganimit ka përfunduar.

Disa herë kemi investiguar denoncimet e qytetarëve ndaj ish-drejtuesit të prokurorisë Gjirokastër, Julian Çafka.Prokurori në fjalë kaloi vettingun, por vendimi u apelua dhe tani pret verdiktin e Apelit në 18 janar 2024. Aktualisht Çafka, nga drejtues i Prokororisë Gjirokastër, ka kaluar si prokuror i ekzekutimeve në Prokurorinë e Tiranës.Sot tregojmë, sesi Julian Cafka ka

hetuar babain e tij dhe më pas ka pushuar cështjen, pa e vrarë mendjen për konfliktin e interesit.Në korrik 2014, në Prokurorinë e Gjirokastrës, u regjistrua procedimi penal për falsifikim dokumentash.Shtetasi Hito Hitaj pretendonte, se nuk ishte përfshirë në pasurinë, qëi takonte si trashëgimtar me vendimin e KKP Gjirokastër të vitit 2004, ku inxhinier ishte Hajdar Cafka, babai i prokurorit. Pas një viti, prokurori Julian Cafka del me vendimin e pushimit të këtij denoncimi, edhe pse nuk duhet të kishte hetuar në asnjë rast një cështje ndaj babait të tij.

Sot mbushen 556 vjet nga vdekja e Heroit tonë Kombtar Gjergj Kastriot Skënderbeut. Mbrëmë transmetuam denoncimin e një qytetari shqiptar, që punon jeton në një vend europian.Ai mori leje për punime në shtëpi në njësinë numër 3, por e tejkaloi lejen, ndaj inspektorët e IMT-së i vunë gjobë dhe vendosën t’i pezullojnë punimet.Më pas, 4 inspektorë të tjerë, i kërkuan 2 mijë euro, në të kundërt, punimet e bëra, do të shembeshin.Gjatë takimit me inspektorët, ranë dakord të merrnin 1500 dollarë si fillim, e më pas 500 të tjera, pasi t’i siguronin qytetarit, akt-konstatimin, e vendimit për shtëpinë. Gjatë ditës së sotme punonjës nga Spak morën materialet filmike në redaksinë e “Stop”, në cilësinë e provës materiale, për hetimin ndaj inspektorëve të IMT-së Tiranë.

Të Fundit