STOP – EMISIONI 98 (SEZONI 2)

Hënë blu në parlament, por Basha nuk i ha dokrrat me gjalpë…?!
Sesioni i fundit parlamentar për këtë legjislaturë nisi dje pasdite në ditën, që njihet si më depresivja e vitit.Kreu i opozitës Lulzim Basha mblodhi deputetët e tij, duke u shpjeguar aksionin politik të kësaj periudhe, që përkon me përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Sot është dita kur heroi ynë kombëtar Skënderbeu u nda nga kjo botë. Për vlerat tij shkroi gjithë Europa e bota, ndryshe nga udhëheqësit e sotëm të vendit, që paguajnë miliona nga taskat tona për kompani lobimi.Një vajzë me të brendshme pastron rrugën nga bora dhe videon e sjell në ‘Stop”.

Skandali, kur mësuesja shfaq sjellje shtazarake në klasë.
Në këtë pjesë të emisionit “pre” e kameras së fshehtë ka rënë një mësuese e klasës së parë në shkollën Skënder Luarasi në Tiranë.Sjellja e Fatime Vatës në klasë gjatë procesit mësimor, është shtazarake. Vec goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës. Psikologia Denada Toce shpjegon, se një sjellje e tillë, sidomos në këtë moshë, mund t’u shkaktojë fëmijëve dëme të pariparueshme.

Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan solli disa momente të një mësuese të klasës së parë në shkollën Skënder Luarasi në Tiranë. Nëpërmjet një kamere të fshehtë tregohen mjaft qartë momentet depresive dhe shtazarake të mësueses Fatime Vata gjatë procesit mësimor. Veç goditjes fizike, fjalori i arsimtares është i padenjë edhe për nivelin e rrugës.

Mësuesja – Vazhdon zhurma këtu. Ulu more djalë! Hiqe atë qese ti moj idiote! Hiqe atë qese! Mos vij me të kap për fyti, të t’i përplas turinjtë.
Mësuesja – Çfarë ke në atë qese moj? Shkruj ime budallaqja e dreqit.
Mësuesja – Ore, shumë llafazan je ti. Shumë fëmijë i paedukatë. 4 strofa kishe dhe s’kishe… (e godet nxënësin) Po ke llapën më të gjatë. Është llapa ajo, që s’të lë…
Mësuesja – Merre M…. (fletën e provimit)! Ku e ke ushtrimin e 3-të ti M…? Ha ti, fryhu në tas!
Mësuesja – Ça dreqin hani? Ca dreqin, që jeni? Na qelbët.
Mësuesja – Shpejt! Hiqe atë portofol, merre lapsin dhe puno! (I shkul flokët nxënëses)
Mësuesja – “ME”, sa rrokje ka Kleana? Çohu në këmbë me gjyshe! Uli ti ….! Sa rrokje ka “me”?
Nxënësja – Një.
Mësuesja – Një moj, t’u thaftë goja! Fol më shpejt! Tre orë me nxjerrë një fjalë.
Mësuesja – Pse moj e ke gris librin e ke bo copë-copë? Çfarë janë këto libra kështu moj vajzë? Ç’është kjo moj? Mos ma sill nesër këtë! Si e ke gris librin? Shife fletën e librit, si e ke bo? Pise! S’të vjen turp, s’të vjen!
Mësuesja – Ça po shkrun? Me të vogla mo, pse me të mëdha?
Nxënësja – Zonjë, të shkoj pak në banjë?
Mësuesja – Shko moj, shushujka e dreqit! Përditë shko!

Psikologia Denata Toce shpjegon, se një sjellje e tillë, sidomos në këtë moshë, mund t’u shkaktojë fëmijëve dëme të pariparueshme.

“Është diçka jashtë rrjedhës së edukimit të fëmijës dhe madje shkakton traumë tek fëmijët. Traumë e cila nuk është fatkeqësisht afat – shkurtër, por është një traumë që zgjat përgjatë jetës së formimit të fëmijës, sidomos kur fëmijët janë në moshë të vogël, ku janë dhe formimet më kryesore të karakterin dhe personalitetit të fëmijës. Fëmija është idealist, kërkon që të marrë shpresën dhe bukurinë për të jetuar. Kjo e bën, që të jetë i fortë dhe ta shikoj botën me optimizëm. Fëmija fillon edhe e shikon botën me negativizëm dhe mendon që kjo botë nuk e meriton atë. Njerëzit më të afërt të fëmijës siç janë prindërit, edukatoret, mësuesit kur e refuzojnë fëmijën ai ndjehet i refuzuar dhe mendon se nuk e meriton dashurinë që ka. Nëse kjo dhunë ndodh në vitet e para të shkollës, trauma më e madhe është që fëmija humbet zellin për të punuar, pasi studiues dhe psikologë, që kanë diskutuar mbi arritjet sociale të fëmijës, tregojnë që vitet e para të jetës shkollore dhe të jetës së edukimit të fëmijës shoqërohen me atë që, ose fëmija fiton aftësinë për dashurinë për punën dhe motivimin nga rezultati që merr ose fëmija fillon dhe priret drejt komplekseve të inferioritetit, pra që nuk ia arrin dot t’ia dalë. Kur ne ia tregojmë këtë gjë me dhunë fizike apo verbale atëherë fëmija fillon dhe e beson këtë gjë. Kjo është patologjia që do të mbartin me vete deri në vitet e fundit të jetës nëqoftëse nuk trajtohet apo rehabilitohet.”

E rrallë, blen dyqanin, por derën e ka bashkë me komshiun…
Abedin Softa ankohet në “Stop” se në vitin 2008 bleu një dyqan në zonën e Astirit nga ndërtuesi Mehmet Lamja.Vec shkeljes së kontratës për orientimin, Softa thotë, se ndërtuesi në vend të derës, i vuri një mur.Cështja shkoi në gjykatë dhe Abedin Softa e fitoi atë, por tani nuk ia ekzekuton përmbaruesi.Edhe banorë të tjerë të pallatit ankohen për ndërtuesin Lamja, për thyerje të kontratës.

Të Fundit