STOP-EMISIONI 95(Sezoni 8) 12 Janar 2023-Shkon te mbjelle floke, con leket per lesh, Sante Plus e mashtron.

Kohë më parë kemi transmetuar masakrimin, që spitali “Sante Plus” në Tiranë, i bëri një zonje, që u drejtua atje për të hequr dhjamin dhe rimodeluar barkun.Në redaksinë tonë ka mbërritur një tjetër denoncim nga një i ri, që donte të mbillte flokët në këtë spital. Ai pagoi 1 milionë e 225 mijë lekë dhe e gënjyen, kur ai i pyeti, nëse mund të përdorte kapelen, pasi punonte në kuzhinë.Zotëria nuk u fut në sallë dhe kërkoi pagesën mbrapsht, por nuk ia kthyen. Sante Plus duhet të ishte i mbyllur që në 28 nëntor 2022, por vazhdon të kryejë ndërhyrje pa u shqetësuar.Pasi qytetarin e sorollasin për kthimin e pagesës, shkon në këtë spital edhe gazetarja e “Stop”, së cilës i thonë, se pagesa do të bëhet në fund të muajit.Më në fund pas shumë përpjekjesh qytetari mori nga Sante Plus pagesën për flokët e pambjella.

Në të gjitha mediat kryesore të botës po qarkullon një video e presidentit rus Vladimir Putin. Ky i fundit turpëroi në publik zëvendëskryeministrin dhe ministrin e tregtisë Denis Manturov, për një kontratë të pakryer për avionë të rinj në vend.Mes të tjerash Putini i drejtohet anëtarit të qeverisë, duke i thënë “pse bën budallain”.

Pak javë më parë ishim në Byshek të Elbasanit. Nazif Myrta, 72 vjec, ishtë goditur me mjete të forta, teksa po kulloste bagëtitë, pranë shtëpisë. Autori, fqinji, Hamit Mehmetaj, duke pretenduar se Nazifi po kulloste bagëtitë në atë që ai e quan pronë të vetën, e rrahu dhe e godeti me kosore ferrash, si dhe me grushta, duke i carë nofullën e duke i dëmtuar dhëmbët. Sot, Nazifi nuk është më në gjendje të kryejë aktivitetet e veta. Mjeku ligjor si dhe prokurori nuk i tregojnë asgjë. Agresori është i lirë me detyrim paraqitje, akuzuar për vetëgjyqësi dhe për plagosje të lehtë. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Shumë fqinj e familjarë kanë rënë pre e dhunës së Hamitit.Pas transmetimit në “Stop”, denoncuesi Gentian Myrta, na thotë, se mamaja dhe vëllai janë thirrur nga shefi i krimeve në polici, ku shkruan edhe njëherë letrat e dëshmive nga e para.

Të Fundit