Stop -EMISIONI 95 (SEZONI 5) 10 janar 2020-Sjellin pajisje ne spitalin e Lacit e bllokohen ne dogane, Stop zgjidh problemin.

Tërmeti i 26 nëntorit bëri, që aktivistët e Shoqatës “Liria” në Suedi, të ngarkonin 2 trajlera me ndihma në ushqime, veshmbathje, dhe mjete spitalore.Por Xhaferr Latifi, një anëtar i shoqatës thotë, se prej 5 ditësh janë bllokuar në Doganën e Vorës me ngarkesën e ndihmave për spitalin e Lacit. Nga Dogana e Morinës, i kanë transferuar këtu dhe një sasi ngarkese e tërhoqi spitali i Durrësit, ndërsa pjesa tjetër pret t’i shkojë spitalit të Lacit. Aranit Malaj tregon, se deri tani kanë djegur 3 bilet, pasi nuk munden të mbarojnë punë e të kthehen atje, ku jetojnë.Emisioni “Stop” ndërhyrn, për të kuptuar, ku qëndron problemi e për ta zgjidhur atë. Drejtori i Doganës Vorë, Skerdi Ramaj, shprehet, se pagesa nga Spitali i Lacit, nuk ka kaluar, pasi është bërë 4 herë gabim. Për këtë situatë vemë në dijeni Ministrinë e Shëndetësisë dhe vetëm pas komunikimit dhe ndërhyrjes së ministres Ogerta Manastirliu, situata u zhbllokua dhe pajisjet u morën në dorëzim nga spitali i traumës e më pas nga spitali i Lacit.

Sic është bërë e zakonshme, shumë prindër kanë filmuar fëmijët e tyre, duke kërcyer e duke u dëfryer me balerinat e emisionit “Stop” në nisje të programit.  Në njësinë administrative të Funarit-Elbasan, një qytetar është filmuar, duke u ngjitur në një shtyllë elektrike në kërkim të një defekti. Një makinë policie e 112-tës është fotografuar, duke qarkulluar me bagazh të hapur. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në studion e emisionit “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Nga tërmeti i 26 nëntorit janë mbyllur shumë kopshte dhe shkolla, mes të cilëve edhe kopshti nr.41 pranë liceut artistik në kryeqytet. Prindërit thonë, se nuk kanë marrë asnjë njoftim, se cfarë do të bëhet me fëmijët e tyre.Një zonjë thotë, se është detyruar të lerë punën, në mënyrë që të mbajë fëmijën, ndaj ajo lutet për një zgjidhje.Drejtoresha e kopshtit nr. 41 thotë, se nuk ka asnjë vendim nga Qendra ekonomike e zhvillimit dhe edukimit të fëmijëve për hapjen e kopshtit. Ajo thotë, se aty po qëndron stafi dhe nuk ka ndonjë shirit, që të tregojë rrezik. Por prindërve u kanë thënë, se ende po bëhen vlerësime.

Të Fundit