Ergin Isa është drejtuar në redaksinë tonë, pasi ka një rrobaqepsi të vogël në qytetin e Durrësit dhe herë pas here lidhet me firma të mëdha, për të marrë punë. Në muajin prill firmosi një kontratë me firmën Do-Al shpk në Tiranë. Sipas marrëveshjes, Ergini do të qepte nepërmjet rrobaqepsisë sasi të ndryshme rrobash dhe do të merrte një pagesë të caktuar. Bëri disa punë, si qepje xhupash dhe bluzash dhe iu tha, se në fund do të merrte pagesën, por kjo nuk ndodhi. Nga muaji prill në dhjetor nuk ka marrë asnjë pagesë. Pagesa, që duhet të merrte është 2 milionë e gjysmë lekë të vjetra. Si pasojë, Ergini nuk ka paguar as punonjëset e rrobaqepsisë së tij dhe ato tashmë janë larguar. Ne shkuam pranë fasonerisë Do-Al Textil Shpk dhe veprimi i parë, që administratorja bëri, ishte fshehja në zyrë, edhe pse nuk e dinte, se pse kishim shkuar.Më pas ajo nuk pranoi të sqarojë problematikën, por thirri policinë, për të bërë denoncim për hyrje pa leje në godinën, që ajo ka me qira, edhe pse ne kishim leje nga pronarët.
Gjatë një aktiviteti për zhvillimin e pronave publike, kryebashkiaku Erion Veliaj, citoi një shkrim të një gazetari britanik, që përshkruante situatën në stadiumin “Selman Stërmasi”. Sipas Veliajt, gazetari i huaj shkruante, se aty kishte taksistë, që rrotullonin kanatjeret te sqetullat e pastronin pushin e kërthizës.
Jemi në Durrës, pasi qytetari Dodë Prendi ka një problem. Ai është pensionist dhe i vetëm në certifikatën familjare, por sërish është taksuar nga bashkia për pastrim-gjelbërimin. Sipas një udhëzimi të qeverisë, kjo kategori pëjashtohet nga taksa e pastrim-gjelbërimit. Në faturën e ujit Dodës i janë ngarkuar këto pagesa për muajt tetor-nëntor 2024 me vlerë 23 mijë lekë.Në këto kushte Doda interesohet tek UKD, ku e përcjellin në bashki. Atje i premtojnë zgjidhje, por Dodës i faturohet sërish ky detyrim. Punonjësi i UKD, Marjus Manasterliu, thotë, se ujësjellësit i vjen lista e gatshme nga bashkia.Bashkë me Dodë Prendin shkojmë në bashkinë e Durrësit dhe takojmë drejtorin e zyrës së taksave dhe tarifave vendore, Roland Isaku. Ky i fundit tha, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, që do të zgjidhet dhe qytetarit do t’i kthehen paratë.