Samed Lulaj nga Kopliku, tregon, se është kontaktuar nga një shtetas në Instagram, i cili pretendon, se babai i tij, Qemal Lulaj, i ka marrë 120 euro si kapar për dhënien me qira të një makine. Kontakti ishte bërë përmes faqes “Aurental Tirana Airport”. Si përfundim, makina nuk është dhënë, dhe qytetarit, që pagoi 120 euro, i kanë bërë bllok.Samedi thotë, se i ati është 60 vjec dhe as që merret me këtë punë.Babit, tregon Samedi i ka humbur karta e identitetit prej 3 vjetësh.Ne konstatojmë, se faqja “Aurental Tirana airport” publikon foto me makina luksi dhe vihet re, që ndryshon numrin e kontaktit, për ta patur më të lehtë skemën e mashtrimit. Ne provojmë të kërkojmë makinë me qira, por na thonë, se janë të zëna.Janë dy Qemal Lulaj në Shqipëri, njëri në Koplik dhe tjetri në Buzmadh Fier. Ky i fundit përkon me adresën e faqes së instagramit në Fier. Ne provuam ta telefononim atë, por nuk u përgjigj askush.
Drejtuesi i një kompanie teknologjie në Arizona ka përjetuar një aventurë të vërtetë, ndërsa ka marrë një taksi pa drejtues, për të shkuar në aeroport.Ai ka filmuar momentin, kur ka ngecur në makinë, pasi automjeti i vinte rrotull një parkimi, pa u ndalur. Një zonjë në Tiranë, tregon, se ka kontaktuar një kompani taksish, për të kërkuar shërbim lëvizjeje. Por zonjës i kanë kërkuar foton e kartës së identitetit si garanci, edhe pse karta e identitetit nuk ka të bëjë fare me pagesën e këtij shërbimi.