Stop sjell një historik të sportit shqiptar që nga viti 1945 e deri më sot. Pas rënies së komunizmit, në vitin 1990 lindi dhe sporti më i ri, ai i shpenzimeve.Kur Shqipëria ka marrë pjesë në Lojrat Olimpike Ndërkombtare, që nga viti 1992, ajo që bie në sy, është se përfaqësuesja jonë është e mbushur me staf mbështetës, që janë në raport të zhdrejtë me vetë sportistët.Në këtë mënyrë funksionon edhe Komiteti Olimpik Shqiptar.Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani, sjell me fakte e dokumenta shpërdorimin dhe abuzimin e konsiderueshëm me fondet.vetëm aktiviteti sportiv në Taragona me letra ka kushtuar 17 milionë lekë të vjetra,ndërsa në realitet shuma ka shkuar në 61 milionë lekë.I njejti abuzim edhe me bursat e kampionëve Olimpikë, të cilëve, u janë mbajtur tatime, edhe pse janë të përjashtuar ligjërisht.Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i KOKSH dhe Presidenti kanë kryer shpenzime personale në shumën e 19 mijë eurove, edhe pse e kanë të ndaluar dhe nuk kanë një kartë shpenzimesh.
Mbrëmë “Stop” transmetoi rastin e mitmarrjes nga pedagogu i urgjencës kirurgjikale Besnik Faskaj. Klintoni ka pyetur studentë e prindër, se cfarë ka të keqe në një marrëdhënie, ku pedagogu shet dijen dhe studenti e blen atë.Fakti që paguajmë për provime, a na bën ne një popull dijedashës?!…
Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e pedagogut të urgjencës kirurgjikale, Besnik Faskaj,i cili i mori një studenteje 150 euro për t’ia bërë notën e provimit nga 4 në 8. Sot OPGJ-ja e Spak-ut sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë. Nga ana tjetër zëvendësdekani Gentian Stroni tha pas mbledhjes së dekanatit, se është bërë pezullimi i pedagogut Faskaj, pasi kjo është kompetenca maksimale e dekanatit.Ai ka shpejguar edhe sesi funksionon procedura e hedhjes së notave të provimeve dhe kush ka akses në sistem.