STOP – EMISIONI 93 (SEZONI 2)

Ana tragji-komike e motit dhe njoftimi humoristik i bashkisë Patos.
Këto ditë, kur kushtet e motit janë të pazakonta, edhe situatat me të cilat përballen qytetarët janë nga më të paparashikueshmet. Banorët e Elbasanit mbushin ujë nëpër fshatra dhe zona periferike, pasi tubat kanë ngrirë.Ndërsa tubat e ujësjellësit janë jashtë në Kamëz. Një makinë ka ngecur në borë, në Fushë-Arrëz të Pukës.Një pacient transportohet me batanije, ndërsa një mjek qep plagën e pacientit me cigare në gojë. “Qershia mbi tortë” e kësaj pjese të programit, është një njoftim i cuditshëm i bashkisë së Patosit. Në faqen zyrtare publikohet një reklamë e një biznesi privat. Dhe “Stop”, duke ia kthyer humorin “me të njejtën monedhë”, i kërkon bashkisë të publikojë një ftesë për një rast gëzimi të pazakontë familjar…?!

Zgjedhja e manipuluar e presidentit të federatës së skive.
Të mërkurën e 11 janarit federata e skive duhet të zgjedhë presidentin e saj.Tre kandidatët në garë janë Shkëlqim Mema, Marina Tasho dhe Luan Basha. Por “Stop” tregon me argumenta dhe dokumentacion, sesi ky konkurim plaftormash po manipulohet.Shoqata e Voskopojës e këtij sporti,në vend të plotësimit të formularit me 2 emra, një për president dhe një për sekretar, e ka dorëzuar bosh këtë dokument.I pyetur për këtë, presidenti aktual i federatës, e quan një gjë normale, që ka ndodhur rëndom në të tilla situata…?!

Shqipëria nuk është shquar ndonjëherë për pistë skish, por vetëm 5 kilometra larg fshatit Dardhë ka një të tillë, ku të jepet mundësia për ta ushtruar këtë sport.

Në Shqipëri ka një federatë të skive, edhe pse në shumicën e rasteve janë inekzistente. Ditën e mërkurë, më 11 Janar, kjo federatë duhet të zgjedhë presidentin e saj. Tre kandidatët në garë janë Shkëlqim Mema, Marina Tasho dhe Luan Basha.

Por duket se në këto zgjedhje ka manipulime.

Emisioni “STOP” tregon me argumente dhe dokumentacion, sesi ky konkurim plaftormash po manipulohet. Shoqata e Voskopojës e këtij sporti, në vend të plotësimit të formularit me 2 emra, një për president dhe një për sekretar, e ka dorëzuar bosh këtë dokument.

Thoma Tasho, kryetar i Shoqatës së Skive në qytetin e Korçës na tregon në lidhje me mënyrën e përzgjedhjes së presidentit dhe anëtarit të kryesisë.

Sa shoqata ka Shqipëria përsa i përket skive?
Në Shqipëri numërohen gjithsej 12 shoqata. 

President kush është?
President kemi Shkëlqim Memën, i cili nuk ka qenë sportist, nuk e njeh rëndësinë që ka sportisti. Këtë vit ka një rivalitet sepse janë tre veta që konkurojnë.

Struktura si përzgjidhet presidenti, si funksionon? 
Vjen një formular që ne duhet ta plotësojmë. Çdo shoqatë ka dy të drejta për president, pra të vendosë një emër të propozuar nga kjo shoqatë dhe një emër për anëtar kryesie, domethënë ka dy vende bosh. Pasi plotësohet formulari, më pas shkon në federatë. Atje hapen formularët dhe lexohen emrat e propozuar.

Të tre kandidatët që janë në garë kanë nga një platformë të tyren nëse zgjidhen në krye të Federatës së Skive.

Platforma e Shkëlqim Memës, president aktual i federatës:
Kur bëhet fjalë për platformën ose se çfarë duhet të bëjmë në vitet e ardhshme, jo vetëm mendimi im, por i të gjithë kolegëve që jemi të afruar për të këtë mision, për të zhvilluar skitë në Shqipëri, ne kemi në vlerësimin tonë, rritjen e cilësisë së skive dhe ajo që është reale tek ne, njerëzit janë larg niveleve të asaj që ndodh rrotull, të mos flasim për vendet e zhvilluara të Europës.

Platforma e Marina Tashos:
Platforma ime është që së pari të ndërtojmë një skuadër pune, që t’i përkushtohet këtij sporti. Si fillim do të fillojmë me specializimin e kuadrove, të cilët do të bëjnë të mundur zhvillimin e sportit të skive. Më pas në bashkëpunim me Ministrinë do të mundohemi që në të gjitha qytetet që bie dëborë ne të fusim program stërvitor për ski. Duke qenë se si familje ne gëzojmë një bashkëpumin shumë të madh me Kushevel, një nga shkollat më të mëdha në botë, do të mundohemi që t’i pajisim të gjithë këto shkolla me bazë materiale. Gjithashtu të ndërtojmë edhe shkollën e skive nga ku të prodhohen specialistë për ski dhe jo vetëm amatorë.

Platforma e Luan Bashës: 
Ne indicien e kemi marrë nga një pjesë e shoqatave, të cilat operojnë në Federatën Shqiptare të Skive. Ata ndjehen të zhgënjyer nga mënyra sesi është drejtuar dhe orientuar sporti i skive në këto 25 vite në Republikën e Shqipërisë. Ato pretendojnë se janë krijuar shoqata dhe grupe fiktive me qëllimin e vetëm që të mbajnë me qokat e tyre formën sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe presidentët e caktuar që do të drejtojnë federatën. E them këtë pasi ekzistojnë klube dhe shoqata pa sportistë. Kjo nuk është as e lejueshme nga ana ligjore, por as e moralshme. Por disa nga pikat kryesore të platformës tonë janë: Rritja e numrit të skiatorëve, thirrja e personave me aftësi të veçanta në gara, hapja e faqes së webit për FSSH -në, e cila mungon. Në faqen e webit do të bëhet një transparencë e plotë për garat, pse jo edhe për mënyrën financiare. Urojmë që gjithçka të shkojë sipas rregullave.

Këto zgjedhje rezultojnë që mund të bëhen në mënyrë abuzive. Disa të dhëna tregojnë se disa nga formularët duhet të ishin dorëzuar në datën 4 Janar, por kanë mbërritur në Voskopojë bosh. Ato janë firmosur nga anëtarët dhe janë dorëzuar në Federatën e Skive të bardha, pa emra. I pyetur për këtë, presidenti aktual i federatës, e quan një gjë normale, që ka ndodhur rëndomë në të tilla situata.

Kryetari i Shoqatës Korçë 1, në një bisedë telefonike me Kryetarin e Shoqatës “Voskopojë” nxjerr në pah se këto formularë janë dorëzuar bosh.

Telefonata e parë: 

Thomai – Pra si ishte puna e letrave?
Toni – Po hiç bre, siç m’i dhanë ia kthyem ashtu.
Thomai – Po nuk firmosët juve?
Toni – Firmosëm, por bosh të tëra.  
Thomai – Po nuk shkruajtët se kë do vemë president?
Toni – Hiç asgjë.
Thomai – Po pse duhet t’i dërgonit të bardha? Po mirë si t’i mori ai Ervini të paplotësuara?
Toni – I mori Ervin Rrota. Di unë!

Telefonata e dytë:

Thomai – Më mori Toni i Voskopojës dhe më tha që, m’i mori Ervini të bardha …Ervin i shoqatës së Korçës, m’i mori fletët të pambushura.
Ervini – Tani, ishte një person, që ishte me Guxhon (Presidenti aktual i Federatës së Skive) që s’dua t’ia zë emrin. Më mori në formë shoqërore dhe më tha: Ervin, shko pak shpejt merr në Voskopojë zarfin e Tonit, se ne do lëvizim, s’kemi shumë kohë, që të ngjitemi ta marrim bashkë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Skive. Ilirian Cule shprehet se në të tilla raste nuk mban përgjegjësi për atë çfarë ndodh, le t’i kalojë prokurorisë.

Formularët që ka plotësuar Voskopoja janë për Shkëlqim Memën si president dhe për Agron Çukën për anëtar të komitetit drejtues. 

Ne si emision kemi informacione që në këto formularë nuk janë plotësuar emrat përkatës janë dorëzuar bosh. Kush i ka plotësuar këto emra?
Unë nuk ta konfirmoj dot dhe nuk mundet të më vesh në këtë pozitë, që a ka qenë bosh apo ku është mbushur… Unë thjesht si sekretar federate kërkoj dokumentacionin të më vijë këtu, domethënë i mbushur sipas kërkesave. 

Ne të japim një fakt që tregojmë manipulimin e këtyre formularëve. Ju si Sekretar i Përgjithshëm çfarë masash merrni?
Unë di që letrat më kanë ardhur këtu. Për pjesën tjetër nuk di çfarë të them. Anën tjetër gjyqësore le ta ndjekin me prokurori a me çfarë të duan.

Rruga “Vllazën Huta” në mes të katër rrugëve…
Në muajin maj të vitit të kaluar “Stop” transmetoi situatën në rrugën “Vllazën Huta” në kryeqytet. Shumë muaj më pas, asgjë nuk është bërë për këtë rrugë në qendër të Tiranës. Elez Gjoza, admnistratori i njësisë numër 2 thotë, se i ka cuar letër bashkisë qendrore, por ka marrë përgjigje, se rikualifikimi i kësaj rruge, është në planet e ardhshme.Në një bisedë të regjistruar mes qytetarit Ardian Goci dhe përfaqësueses së firmës Fatbardha Coka, kjo e fundit pranon që punimet janë shtyrë për të katërtën herë. Por sipas saj, fajin e ka bashkia, pasi nuk ka akorduar fondin për shpronësimin e pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të kësaj zone.

Të Fundit